Një peshkatar ka gjetur margaritarin me të madh në botë, që është konfirmuar ndonjëherë. Burri që nuk do të identifikohet, e gjeti perlën e çmuar, 34 kg rreth 10 vjet më parë në brigjet e Palawan Island, të Filipineve.
Ai nuk e dinte vlerën e perlës, e cila kushtonte rreth 100 milionë dollarë dhe e kishte mbajtur atë në shtëpi si një hajmali fati.
Por një zjarr i rënë në banesën, e detyroi atë që të lëvizte për të jetuar në një tjetër vend. Peshkatari e dorëzoi perlën në një qendër turistike, ku the tha se e kishte gjetur në një shpellë nënujore.
Për nga madhësia, ajo ia kalon edhe Perlës së Allahut, e cila peshon 6.4 kg dhe kushton 35 milionë dollarë.
“Peshkatari hodhi spirancën poshtë dhe ajo u mbërthyer tek shkëmbi gjatë një stuhie. Në këto momente, ai vërejti një guaskë dhe notoi poshtë për ta tërhequr.
Kjo ndodhi një dekadë më parë dhe ai e mbajti atë në shtëpi. Nuk e di se sa e çmuar ishte por e mbante atë një hajmali fatsjellëse. Ne u habitëm kur e solli atë tek ne”, tha një nga përfaqësuesit e qendrës turistike.