Peshkatari Gëzim Seitllari dyshohet se është mbytur në liqenin e Pogradecit.
Djali i xhaxhait të tij në një intervistë për “BalkanWeb” tregon se ai ka dalë nga shtëpia në orët e para të mëngjesit dhe se vuante nga diabeti.
Çfarë e keni zotërinë?
Djalë xhaxhai.
Kur ka dalë?
Në datën 31, ora 4 e gjysëm ka dalë nga shtëpia, ka marrë veglat dhe ka dalë në liqen. Është futur si gjithë të tjerët për peshkim. Në orën 9 e gjysmë, ora ku dalin të gjithë peshkatarët, ky nuk ka dalë.
Ka shkuar edhe biri, i cili quhet Andi, ka pritur deri në orën 10. Në atë kohë lajmërojnë policinë, siç kanë thënë vetë familjarët.
Policia ka dalë në orën 11 rreth çerek ore me motoskaf. Ka patur dallgë shumë. Tani akoma presim kërkojmë.
Çfarë familje ka peshkatari? Prej sa anëtarësh janë familjarët?
Prej katër anëtarësh, ka bashkëshorten, ka vajzën, ka edhe djalin
Vetëm këto të ardhura kishin? Nuk punonte ndonjë nga familjarët e tij?
Punonte bashkëshortja mësuese, në një fshat të thellë të Mokrës.
Po fëmijët?
Fëmijët jo. Vajza është në shkollë të lartë në Tiranë. Djali ka mbaruar për mësues, por është pa punë. Ai ishte i sëmurë ishte me diabet, por halli e çonte që të dilte herët në mëngjes.
Pse doli në datën 31?
Për veten e vet, dalin të gjithë natën e Vitit e Ri. Lejohet nga Shoqata e Peshkimit.
A keni ndonjë detaj nga policia?
Nuk kemi asnjë detaj nga policia. Për momentin nuk dimë asgjë.
Varka e tij u gjet?
Varka është gjetur në orën 10 e gjysmë sot.