Peskov: Rusia nuk pranon të trajtohet si kërcënim për ShBA-në

Prishtinë | 19 Dhj 2017 | 14:00 | Nga

Rusia e ka kritikuar strategjinë e re të sigurisë kombëtare të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila i referohet Kinës dhe Rusisë, si rivalë të Uashingtonit, që synojnë shkatërrimin e fuqisë dhe interesave të Shteteve të Bashkuara.

Dmitry Peskov, zëdhënës i pesidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se strategjia e re e ka një “karakter perandorak” dhe e ka akuzuar Uashingtonin se synon një “botë njëpolare”.

Rusia “nuk mund ta pranojë se trajtohet si kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara” u tha Peskov gazetarëve në Moskë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme