Pëson infarkt pasi sheh kufomën e xhaxhait

Elbasan | 27 Shk 2018 | 18:23 | Nga

Një tragjedi e dyfishtë ka ndodhur në një familje në Elbasan, kur teksa po përgatiteshin për të përcjellë në banesën e fundit njërin anëtar të familjes, ka vdekur dhe tjetri.

Në fshatin Katundi i Ri, 51-vjeçari R.Osmani banues në Elbasan, humbi jetën në mënyrë natyrale.

Pak orë më vonë, në ambientet e morgut të spitalit Elbasan, ku kishte shkuar për të parë kufomën e xhaxhait, ka gjetur vdekjen Astrit Osmani, 44 vjeç, banues në Elbasan.

Vdekja e 44-vjeçarit ka ndodhur në gjendje shoku, pasi ka parë kufomën e xhaxhait, ndërkohë që ai vuante edhe nga zemra.

Astrit Osmani ka pësuar infarkt, duke mos e përballuar dot skenën e rëndë me kufomën.

Lidhur me të dyja rastet, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim, ku për të dyja rastet dyshohet për vdekje natyrale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme