Peticion kundër Ramosit në internet

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:09 | Nga

Finalja e Champions League, pati mjaft momente për t’u diskutuar, mirëpo ai i cili ngriti më së shumti pluhur, ishte dueli i Sergio Ramos me Mohamed Salah, nga i cili egjiptiani mbeti i lënduar dhe e lëshoi ndeshjen finale më herët.

E derisa tifozët anembanë globit janë të ndarë thuajse në mes lidhur me atë se, a e shkaktoi ose jo me qëllim këtë ndërhyrje mbrojtësi i Real Madrid, në një faqe në internet, është nisur një peticion, në të cilin një numër i madh i tifozëve të mllefosur janë duke kërkuar nga UEFA dhe FIFA që rasti në fjalë të hetohet.

Përmes faqes “Petition.com”, e cila deri mëngjesin e sotëm ka grumbulluar rreth 300.000 nënshkrime, po kërkohet nga UEFA dhe FIFA që t’i përdorin xhirimet e ndeshjeve dhe të merren masa ndëshkuese ndaj Sergio Ramos dhe lojtarëve tjerë të ngjashëm, në mënyrë që ta mbajnë gjallë edhe më tutje shpirtin e lojës së futbollit.

Në anën tjetër duke e komentuar këtë moment, shumë analist të futbollit dhe ish-futbollist, mendojnë se ndërhyrja e Ramos nuk ishte e qëllimshme, përkundër se mbrojtësi spanjoll u kritikua edhe për një ndërhyrje tjetër të qëllimshme gjatë ndeshjes, kur e goditi me bërryl portierin e Liverpool, Loris Karius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme