Peticion për hapjen e qendrës onkologjike në Pejë

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e grave në luftë të kancerit të gjirit për Rrafshin e Dukagjinit, ka ndërmarrë një iniciativë për të hapur një qendër të onkologjisë në Pejë, jo vetëm për gratë dhe të prekura në gji nga kjo sëmundje, por për trajtimin e të gjitha sëmundjeve të tjera të kancerit edhe te meshkujt.

Kjo shoqatë këtë qëllim pretendon ta arrijë me një peticion, për të cilin qe disa ditë është duke mbledhur nënshkrime në qytetin e Pejës. Kryetarja e kësaj shoqate, Naxhije Skënderi, e cila vetë vuan nga kjo sëmundje qe 10 vjet, tregon se kërkesa e parë e shoqatës është që të hapet fillimisht një repart i onkologjisë në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.

“Ky repart mund të hapej në Spitalin Rajonal të Pejës apo në ndonjë objekt tjetër të veçantë. Por, më vonë gjithsesi të ndërtohet edhe një objekt i posaçëm për hapjen e një qendre për onkologji”, është kërkesa e saj dhe e kësaj shoqate të themeluar para gjashtë vjetësh. E prej që është themeluar kjo shoqatë, ajo tregon se vazhdimisht janë duke kërkuar hapjen e kësaj qendre onkologjike në Pejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme