Petkoviq: Gjuriq ka marrë ndihmën mjekësore – po ndjehet më mirë

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 11:12 | Nga

Pas dorëzimit nga Policia e Kosovës tek autoritetet e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Beograd.

Zëvendësdrejtori, në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë ai Gjuriq tash është duke u ndjerë më mirë, pas arrestimit të djeshëm në Kosovë, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Gjuriq është duke u ndjerë më mirë, pas ndihmës mjekësore”.

“Ajo që ka ndodhur dje me Marko Gjuriq mund t’i ndodhë çdo serbi në Kosovë dhe Metohi. Gjëra të ngjashme kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme