Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka kërcënuar se Serbia do ta ndërpres dialogun me Kosovën të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai këtë e ka thënë pasi siç ka pretenduar kryeministri Albin Kurti po dëshiron t’i mbyllë shkollat serbe në Kosovë, ku ka përmendur një rast që sipas tij, Policia e Kosovës ka ndal një drejtor të një shkolle në Vushtrri “për ta frikësuar”.
“ Përveç faktit që e kanë keqtrajtuar një të pafajshëm, fajin e ka ai sepse është drejtor i një shkolle fillore serbe. E gjithë kjo bëhet me qëllim të frikësimit të serbëve, sepse Kurti me sa duket ka filluar të mbyllë shkollat serbe në Kosovë. Kjo do të thotë fund i gjithçkaje, nuk ka më dialog, sepse shkollat dhe shëndetësia, së bashku me kishat dhe shtetin e Serbisë, janë shtyllat themelore të mbijetesës së popullit serb në Kosovë. Kam informuar për rastin e Miroslav Lajçakun, i kam dërguar një letër QUINT-it dhe vendeve anëtare të BE-së, duke treguar se ky është rasti më i drejtpërdrejtë i shkeljes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Petkoviq në Radio Televizionin e Serbisë.Tëvë1