Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Simon Geissbühler.
Sipas mediave serbe, ai e njoftoi zyrtarin zviceran për rrjedhën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Petkoviq theksoi se pala serbe do të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, veçanërisht në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili sipas tij është shtatë vjet e gjysmë me vonesë, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.