Petkoviq: Zgjedhjet e shpallura në veri janë vazhdimësi e dhunës ndaj serbëve

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyres serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave në veri të Kosovës është siç tha ai “vazhdimësi e dhunës ligjore dhe institucionale ndaj serbëve”, pasi sipas tij, ato ishin caktuar një ditë para festës së Shën Nikollës.

“Me vendimin e njëanshëm për mbajtjen e zgjedhjeve speciale në katër komuna serbe në veri të Kosovës, në prag të festës së madhe të Shën Nikollës, autoritetet në Prishtinë vazhdojnë të ushtrojnë dhunë ligjore dhe institucionale ndaj serbëve, duke shkelur ndër të tjera pika 11 e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Petkoviq në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri janë siç thekson ai “përpjekje e re e Prishtinës për të pushtuar veriun”, derisa shtoi se “Prishtina nuk do të mund t’i frikësojë serbët e larguar nga institucionet me asnjë shantazh apo kërcënim”.

Të ngjashme