Ish- ushtari UÇK-së nga Sharri, Petrit Bojaxhiu, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Bojaxhiu, i cili është edhe kapiten në FSK, tha se do t’i përgjigjet ftesës.
“Do t’i përgjigjem pozitivisht ftesës dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, tha ai për Prizrenpress.
Ai, është ftuar që të paraqitet në gjykatë me datën 25.09.2019.
Ndërkaq, organizatat e dala të pasluftës në Sharr, kanë reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale.