Pezullohet pjesërisht vendimi i Trumpit për refugjatët

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 10:56 | Nga

Gjykatësi federal i Gjykatës së Rajonit Seattle, James Robart, ka pezulluar pjesërisht vendimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, të marrë më 24 tetor për të ndaluar pranimin e refugjatëve të ardhur nga 11 vende.

Gjyqtari Robart ka vendosur se nuk mund të pezullohen procedurat përsa kohë refugjatët e 11 vendeve përfshirë Egjiptin, Iranin, Irakun, Libinë, Malin, Somalinë, Sudanin, Sudanin e Jugut, Sirinë, Jemenin dhe Korenë e Veriut, kanë mirëbesim ndaj Shteteve të Bashkuara, dhe se duhet të vihen në procedim aplikimet dhe pranimet teksa vazhdojnë shqyrtimet për masat e sigurisë, raporton AA.

Robart, gjithashtu vendosi rifillimin e programit që lejon anëtarët e familjeve të refugjatëve të ndaluar nga administrata Trump të vijnë në vend përmes refugjatëve.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, numri i refugjatëve të pranuar nga vendet në fjalë korrespondon me 40 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve të pranuar në SHBA, ndërsa numri i refugjatëve të pranuar në SHBA nëpërmjet anëtarëve të familjeve është rreth 2 mijë në vitin 2015.

Paditësit refugjatë dhe organizatat e shoqërisë civile që mbështesin refugjatët kanë mbrojtur idenë e tyre se pezullimi i programit të refugjatëve shkel Kushtetutën e SHBA-së.

Gjyqtari Robart, “ëndrra e frikshme” e Trumpit

Gjyqtari Robart, i cili u emërua nga ish-presidenti amerikan republikan, George W. Bush, është gjykatësi i parë i cili pezulloi vendimin për të ndaluar udhëtimin në SHBA për qytetarët e 7 vendeve me shumicë muslimane dhe që u nënshkrua javën e parë të detyrës nga Trump.

Gjithashtu Robart më vonë refuzoi dy herë vendimet e Trumpit për udhëtimet dhe vizat, pavarësisht ndryshimeve që bëri në vendim qeveria e Trumpit.

Ndërsa Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, duke e përshkruar “qesharak” vendimin e Robart dhe duke e cilësuar atë “gjyqtari në fjalë”, kishte shprehur qëllimin e tij për të dërguar vendimin e Robart në Gjykatën Supreme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme