Vetëm dy orë nga nisja e procesit të votimit, është shënuar incidenti i parë.
Shkak është bërë një situatë tensioni mes përfaqësuesve të partive te shkolla “Dhora Leka”, duke sjellë bllokimin e votimit në QV 1886/1 që ndodhet të Fusha e Aviacionit në Tiranë.
Procesi i votimi është ndërprerë për momentin, pasi komisionerët janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Ende nuk dihen paraprakisht shkaqet e këtij incidenti. Është kërkuar ndërhyrja e KQZ-së për të zgjidhur situatën.