Philip Reeker në Tiranë: Mbaron takimi me Ramën dhe Bashën, e pranishme edhe Yuri Kim

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker është takuar ditën e sotme fillimisht me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe më pas me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.Reeker gjithashtu do të jetë në një drekë pune me Ministren e Punëve të Jashme, Olta Xhaçka pas takimit me Bashën.

Pas vizitës në Shqipëri, ai do të niset drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të marrë pjesë në aktivitetin “Rruga e Prespës”.Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria nuk mori një dritë jeshile nga Bashkimi Evropian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Ndërkohë, ditën e djeshme Kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojë te BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojnë drejt BE-së duke e quajtur vendimin e tyre një dështim të përsëritur, raporton Tch.

Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha para disa javësh.

Presidenti Joe Biden ka shfaqur një interes të shtuar në Ballkanin Perëndimor, ku nuk ka munguar retorika dhe veprimet konkrete në Shqipëri dhe vendet e tjera duke ndërmarrë projekte konkrete.

Të ngjashme