Picula: Serbia e ka humbur Kosovën në mënyrë të pakthyeshme

AFET Committee meeting: ' Stabilization and Association Agreement between the European Communities and their Member States, of the one part, and Bosnia and Herzegovina, of the other part, to take account of the accession of the Republic of Croatia to the EU '
Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-shefi i diplomacisë kroate, Tonino Picula ka thënë se Serbia e ka humbur Kosovën në mënyrë të pakthyeshme dhe sipas tij presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vetëm pretendon se nuk e njeh situatën reale.

Ai në një intervistë për median malazeze Pobjeda, theksoi se kreu i shtetit serb vendosi ta kompensojë këtë duke tentuar ta kthejë Malin e Zi në “botën famëkeqe serbe”.

“ Unë kam thënë për një kohë të gjatë se ai po nxit strategjikisht paqëndrueshmëri të përhershme në lagje për të shpërqendruar publikun vendas nga deficitet kronike demokratike, kapja institucionale dhe mediatike dhe korrupsioni i përhapur”.

“Qytetarët e Malit të Zi, së bashku me institucionet e shtetit malazez, duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të kundërshtuar me vendosmëri sulmet ndaj identitetit të tyre dhe të drejtës për vendimmarrje të pavarur”, deklaroi Picula që është edhe raportues i Parlamentit Evropian për Malin e Zi, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme