Pique, në mesin e mbrojtësve me më së shumti gola në histori të Ligës së Kampionëve

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:45 | Nga

12 gola në Ligën e Kampionëve, vetëm Helguera dhe Carlos kanë shënuar më shumë se Pique. Mbrojtësi i Barçës e la prapa atë të Realit, Sergio Ramos.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique, ka shënuar gol në fitoren e Barcelonës 4-1 kundër Romës në “Camp Nou”.

Me këtë gol, Pique ka plotësuar podiumin e tre mbrojtësve me më së shumti gola në histori të Champions League, me 12 finalizime.

Para 31 vjeçarit gjenden Iván Helguera me 15 dhe Carlos me 16, përcjell Gazeta Express.

Mbrojtësit me më së shumti gola në histori të Champions League:

1. Roberto Carlos 16

2. Iván Helguera 15

3. Gerard Piqué 12

=3. Dani Alves 12

5. Christian Panucci 11

=5. Sergio Ramos 11

 

Të ngjashme