Pirlo: Interi më mirë me Lautaron se me Icardi-n

Prishtinë | 26 Mar 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Andrea Pirlo ka thënë se Inter luajnë më mirë me Lautaro Martinez-in në sulm se sa me Mauro Icardi-n.

Ish-mesfushori i Italisë ka shprehur pasigurinë e tij sa i përket adaptueshmërisë së Interit me t’u kthyer Icardi nga lëndimi, duke thënë se Martinez është gjetur më mirë me grupin aktual.

“Inter po vazhdojnë të luajnë dhe ata që nuk po luajnë, po iu humb vlera”, ka thënë Pirlo për La Gazetta dello Sport.

“Inter kanë një tjetër sulmues. Si do të kthehet Icardi pas një mungese kaq të gjatë?”.

“Lautaro është më i kompletuar dhe bën që ekipi të luajë më mirë, përderisa Icardi është më shumë golashënues. Por ata mund të luajnë bashkë”.

Të ngjashme