Pirlo: Problemi i Messit është psikologjik

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Lionel Messi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë në këtë fillim të sezonit 2020/2021, ndërsa Andrea Pirlo beson se çështja e tij nuk ka të bëjë me aspektin sportiv.

Trajneri i Juventusit mendon se e gjithë drama që ndodhi në fund të edicionit të kaluar (kur argjentinasi e kërkoi largimin dhe klubi nuk e lejoi), ka ndikuar te kapiteni i Blaugranëve.

“(Messi) është në një periudhë të veçantë të jetës së tij, jo të karrierës së tij, sepse ka pasur një problem këtë verë. Ka të bëjë me faktin se a do të qëndrojë apo jo te Barcelona”.

“Mirëpo, gjatë ndeshjeve, gjithmonë i ka treguar vlerat e tij. Më shumë se aspekti i futbollit, ai ka një problem psikologjik, por nuk dua të përfshihem në këtë, sepse nuk ka të bëjë asgjë me ne”.

“Messi është një fenomen dhe e ka dëshmuar këtë”, ka deklaruar Pirlo në konferencën për shtyp para ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit që zhvillohet sonte (e martë) në Camp Nou.

Të ngjashme