Çdo gjë ka përfunduar për kalimin e Marko Pjacas te Juventusi, tani më ai është një Bianconer.
Ylli i Dinamo Zagrebit, ka mbërritur në Torino për t’i bërë testet mjekësore, e më pas të nënshkruajë kontratë që e lidh me klubin torinez deri më 2020. Pjaca te Zonja e Vjetër do të bartë numrin 20, i cili u lirua pas largimit të Padoin.
Talenti kroat tashmë është një Bianconer dhe për këtë nuk ka dyshime. Pjaca ka shënuar 12 gola në sezonin e kaluar dhe kartoni i tij kushton rreth 20 milionë euro, shifër që klubi italian ishte i gatshëm ta paguajë.