Miralem Pjanic pret ‘luftë’ të vërtet mes Juventusit dhe Napolit deri në xhiron e fundit në Serie A.
Napoli është vetëm një pikë para Juventusit kur kanë mbetur edhe 13 ndeshje për tu zhvilluar.
“Do të jetë një luftë e vërtet dhe e afërt mes nesh dhe Napolit deri në ndeshjen e fundit”.
“Jemi pas tyre tani për tani, që kështu duhet të shkojmë ndeshje pas ndeshje”.
“Pas kësaj, duhet të përballemi me ta, ata do të vijnë këtu dhe ne duket t;iu kundërpërgjigjemi”.
“Duhet të gjejmë forcat dhe të kompletohemi sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi po kemi shumë ndeshje jashtë, por po marrim rezultate të mira. Gjëja e mirë është se në jemi 100 për qind në formë”.
“Shpresoj që lojtarët e lënduar të shërohen sa më shpejtë që të jetë e mundur që ta kemi të gjithë ekipin në dispozicion, pasi jemi në garë në tri gara deri në fund”, ka thënë Pjanic.
Juventusi do të udhëtoj pas dy javësh në Londër për tu përballur me Tottenhamin në kuadër të Ligës së Kampionëve.