Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë grekenë pikën kufitare të Kristalopigi, teksa po bënte përpjekje për të hyrë në Shqipëri.
Shqiptari 54-vjeçar emri i të cilit nuk është bërë i ditur, sipas policisë greke është anëtar i një bande të rrezikshme kriminale, për të cilin kishte edhe një urdhër arresti e lëshuar nga hetuesi Kundravajtjeve në Kozani.
Shqiptari pikas në pikën e kontrollit, ku nga kontrolli i dokumentacionit në kufi u zbulua se ai ishte person i akuzuar për krijimin dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, si dhe trafikant droge dhe për armëmbajtje dhe eksplozivëve.
Menjëherë nga autoritetet policore të Sigurimit në Florina u bë arrestimi i tij dhe e çoi atë në Gjykatën e Shkallës së Parë të prokurorit në Florina cili urdhëroi arrestimin e tij dhe transferimin në Kozani për tu përballur me akuzat e ngritura kundër tij.