Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka mbajtur dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore.
Aty kryetarja e forumit të gruas, njëherësh edhe deputetja nga radhët e LDK-së Lirie Kajtazi tha se lufta e grave për barazi gjinore nuk po merret seriozisht nga gjinia e kundërt – burrat, raporton Ekonomia Online.
“Gratë janë luftëtare të denja për barazi gjinore por burrat tanë nuk e marrin seriozisht këtë temë. Ne kemi monitoruar disa institucione në mënyrë që ta përforcojmë zërin e barazisë në gjini. Ne sot iu kemi ftuar për të prezantuar për së afërmi çdo gjë që keni dhe të dalim me një përfundim real qe na flet për një prosperitet më të madh. Ajo çka na duhet sot është të iu dëgjojmë juve”.
Ndërsa Edi Gucia nga Agjencia për Barazi Gjinore raportoi para komisionit për punë e tyre, por edhe sfidat të cilat i gjejnë gjatë zbatimit të Ligjit për Barazi Gjinore.
Aty Gucia tha se një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit ka dhënë Ministria e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal e cila u është drejtuar komunave për ta zbatuar këtë ligj.
“Agjencia për Barazi Gjinore ka filluar me eksportin lër ligjin për barazi gjinore kemi punuar me këtë ligj gjatë tërë vitit 2017 kjo ka marrë pak kohë do shkak i neglizhencës të institucioneve. Ne i vlerësuam disa çështje obligative statistikat e ndara sipas gjinisë si dhe përfaqësimi dhe pjesëmarrja në institucione publike në mënyrë të barabartë”.
“Kërkojmë që institucionet të angazhohen në dy pika një nga to më fondet për zbatimin e programeve adekuate. Shembulli më pozitiv është bashkëpunimi me MAPL-në të cilët iu është drejtuar komunave për të zbatuar ligjin për barazi gjinore”.
Sa i përket numrit të grave në institucione Gucia tha se ky numër nuk është aq i kënaqshëm pasi që Kosova ka 18 ministra dhe dy ministre, ndërsa sa i përket zv.mimistrave Gucia tha së Kosova ka 68 zv.ministra meshkuj dhe 2 zv.ministre gra.
“Sa i përket ekzekutivit kemi 18 ministra burra dhe dy ministre gra, zv ministra kemi 70, 68 burra dhe 2 gra. Sa i përket divizionit të mesëm janë 72 për qind burra dhe 28 për qind gra. Institucionet për kundër faktit që kanë mundësi ti mbledhin të dhënat dhe ti raportojnë agjencisë së statistikave statistikat e tyre ata punën tyre po e kryejnë shumë ngadalë.”
Ndërsa sa i përket përfitimit të granteve bujqësore nga MBPZHR Gucia tha se 244 kanë përfituar nga këto grante.
“Ne do i propozojmë qeverisë vazhdimin e masës afirmative na pronë. Sa i përket përfituesve të granteve nga Ministria e Bujqësisë 244 gra kanë përfituar nga këto grante. Gjatë vitit 2018 kemi pasë 4 gra të vrara, raste të cilat nuk i dalim institucioneve shumë hapësirë të mburren. Nuk ekziston një shumë e qartë për fondin e derdhur për barazi gjinore”.
Deputetët u drejtuan edhe me pyetje drejtë Agjencisë për Barazi Gjinore.
“A keni bë raport për qeverinë duke i listuar nenet të cilat nuk po zbatohen në këtë ligj?”, pyeti deputetja Mexhide Majku. E për këtë përfaqësuesja e Agjencisë për Barazi Gjinore pati përgjigje.
“Si përket masës afirmative ligji për afirmative nuk ia ndalon asnjë institucioni të marrë masa afirmative. Sa i përket raportit të qeverisë vlerësimi eksport është kornizë e situatës për barazimin e ligjit për barazi gjinore”.
“Këtë raport që unë sot e kam prezantuar para jush këtë raport e kemi dërguar edhe në Qeveri. Vetëm për vitin 2018 agjencia ka dhënë komente vetëm për 26 draft akte ligjore ku nuk është përfshire prespektiva gjinore dhe i obligon institucionet ta përfshije perspektiven gjinore”.
“Ka edhe këso metoda që burrat shpesh i shtyjnë gratë për përfitimin e subvencioneve. Nuk besoj që mund të funksionojmë nëse sanksionet i parashohim në ligj”.
Ndërsa Fatime Jasiqi zyrtare e lartw për barazi gjinore në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë tha se sfidë në këtë ministri mbetet ngritja e gruas në pozita vendimmarrëse.
“Ne jemi 50 për qind dhe ligji është i zbatueshëm më ministrisë tonë si sfidë në ngritjen e femrave në pozitat vendimmarrëse është ligji për zgjedhjet dhe ne rekomandojmë që ky ligj të ndryshohet”.
“Me hartimin e teksteve të reja shkollore kemi arritur që në konkursin që kemi shpallë për 7 klasa në dy pika ceket që nëse autorët nëse nuk e zbatojnë pikën për barazi gjinore atëherë ato tekste nuk do botohet”.
Madje Jasiqi u ankua edhe për mungesën e zv.ministreve gra në dikasterin e arsimit, raporton EO.
“Titulli “barazi gjinore” keqkuptohet mirëpo është edhe pozitiv pasi na ndihmon shumë edhe në realizimin e projekteve tona. Sa i përket zv.ministrave femrave në Ministrinë tonë nuk ka asnjë zv.ministre”.