Pjesëmarrje e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Rrethi i parë i djeshëm i zgjedhjeve presidenciale në Maqedonisë e Veriut, kaloi me jehonë më të ulët deri më tani të votuesve krahasuar me ciklin paraprak për shef të shtetit.

Sipas të dhënave të fundit që i publikoi KSHZ-ja jehona në rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale ka qenë 41,82 për qind apo në votim kanë dalë 755.816 qytetarë.

Në zgjedhjet e para presidenciale në vitin 1994 në votim kanë dalë 1.053.761 qytetarë, ndërsa për shef të shtetit është zgjedhur Kiro Gligorov me 715.087 vota të fituara.

Trashëgimtari i tij, Boris Trajkovski në vitin 1999 është zgjedhur me 582,808 vota, ndërsa në votim kanë dalë 1.112.703 qytetarë.

Presidenti i ardhshëm Branko Cërvenkovski në vitin 2014 u zgjodh me votat e 550.317 qytetarëve nga gjithsej 909.289 qytetarë.

Gjorge Ivanov në vitin 2009 kur për herë të parë u zgjodh president mori mbështetje nga 453,616 qytetarë, ndërsa gjithsej kanë votuar 764.039 persona.

Mandatin e dytë në vitin 2014 Ivanov e fitoi me 534.910 vota, nga gjithsej 967.676 qytetarët që kanë të votojnë.

Presidenti i ri i shtetit do të zgjedhet në rrethin e dytë që duhet të mbahet më 5 maj. Qytetarët do të zgjedhin mes dy kandidatëve të cilët dje fituan më shumë vota Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova. Që të zgjedhet shefin i ri i shtetit, në votim do të duhet të dalin më shumë se 40 për qind e votuesve të regjistruar, gjegjësisht 723.253 votues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme