Pjesëtarët e FETO-s të sjellë nga Kosova paraqiten në gjykatë

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Sot ka filluar gjykimi për dy nga të dyshuarit e organizatës terroriste FETO të sjellë nga Kosova pas operacionit që vitin e kaluar u zhvillua nga Agjencia Kombëtare Turke e Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, raporton Anadolu Agency (AA).

Mustafa Erdmen dhe Yusuf Karabina, të shoqëruar nga avokati i tyre, u paraqitën në seancën e parë në Gjykatën e 30-të për Krime të Rënda në Stamboll.

Gjatë mbrojtjes së tyre, të pandehurit mohuan aktakuzën e ngritur nga Byroja e Terrorizmit dhe Krimeve të Organizuara e Prokurorisë Republikane të Stambollit.

Ata thanë se janë të pafajshëm dhe kërkuan që të lirohen.

Pas dëgjimit të palës mbrojtëse, trupi gjykues vendosi që të pandehurit Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim deri në seancën e radhës.

Kujtojmë se MIT në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste FETO.

Të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkohen me akuzat “Drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “Spiunim ndërkombëtar”.

Të ngjashme