Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, kanë organizuar aksion për dhurimin vullnetar të gjakut.
Aty kanë dhuruar gjak ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe shërbyesit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, raporton Ekonomia Online.
Mimoza Muharremaj e cila është ushtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për herë të tetë po dhuron gjak. Ajo thotë se për të është ndjenjë shumë e mirë.
“Është hera e tetë që dhurojë gjak, është ndjenjë shumë e mirë, dhurimin e gjakut se kam bërë asnjëher për vete por për të ndihmuar një jetë”, tha Muharremaj.
Xhevdet Tahiraj, drejtor në departamentin e Shëndetësisë në FSK, tha se është parë numër i madh i pjesëtarëve të FSK-së, për të dhuruar gjak.
“Është dita e dytë prej dhurimit të gjakut, pra dje ka qenë dita e parë dhe kemi parë një numër të madh të pjesëtarëve që kanë dhuruar gjak, dje kanë dhuruar mbi 50 persona”, u shpreh Tahiraj.
Ndërsa, Bukurie Zhubi, Ushtruese detyre e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut u shpreh e kënaqur me aksionin, derisa pohoi se janë ngritur rezervat e gjakut.
“Dua të përgëzoj punën e zellshme të këtij institucioni e cila ka mundësuar ngritjen e dhurimit vullnetar dhe vendimin për dhurimin vullnetar të gjakut. Muaji janar ka startuar me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës me të cilën kemi arrit një ngritje në dhurimit vullnetar. Kanë pas edh jehonë më të gjerë dhe kanë mundësuar të ngrisim rezervat e gjakut”, ta Zhubi, raporton EO.
Përndryshe, ky është aksioni i parë për dhurimin vullnetar të gjakut që organizohet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës për këtë vit.