Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), tashmë kanë hyrën në minierën e Novobërdës për të nxjerr trupat e pajetë të dy minatorëve që humbën jetën pas shembjes së dheut, raporton Ekonomia Online.
Punëtorët që humbën jetën në minierë janë një xehetar dhe një inxhinier të moshës 50 dhe 51 vjeçar.
Këtë e ka bërë të ditur Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale i cili ka njoftuar po ashtu se edhe tre punëtorë të tjerë kanë pësuar lëndime.