Pjesëtarët e Gardës Nacionale refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së, në “mënyrën e duhur” do t’i përgjigjet vendimit të Gardës Nacionale të Oklahomës, që refuzoi të përmbush kërkesën e Pentagonit që pjesëtarët e saj të vaksinohen kundër COVID-19.

“Jemi të informuar për memorandumin e gjeneralit të Oklahomas lidhur me vaksinimin kundër coronavirusit sa i përket pjesëtarëve të Gardës. Do t’i përgjigjemi edhe guvernatorit në mënyrën e duhur”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Sekretari Lloyd Austin beson se ushtria e vaksinuar është një ushtri më e përgatitur. Për këtë është urdhëruar vaksinimi i obligueshëm për të, përfshirë Gardën Nacionale që dukshëm i kontribuon misioneve në vend dhe jashtë”, tha Kirby.

Kjo deklaratë e Pentagonit vjen pasi që gjenerali i brigadës Thomas Manchino, që tani mbikëqyr punën e Gardës Nacionale në Oklahoma, refuzoi” kërkesën.

Manchino ka cituar letrën-kërkesën e guvernatorit dërguar Sekretarit të Mbrojtjes, Lloyd Austin nga i cili kërkon të shqyrtohet anulimi i kërkesës.

Madje ai kishte inkurajuar të gjithë se nuk do të ndërmerren kurrfarë sanksione administrative kundër pjesëtarëve të Gardës që refuzojnë vaksinën kundër COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme