Pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës dorëzojnë dorëheqjet në stacionin policor në veri (DOKUMENT)

Prishtinë | 06 Nën 2022 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra serbë të Policisë së Kosovës kanë filluar të dorëzojnë dorëheqjet e tyre në nën-stacionin policor të Zveçanit.

Dorëzimi i këtyre fletëdorëheqjeve vjen pas përfundimit të protestës së serbëve në sheshin “Car Lazar” të organizuar nga Lista Serbe.

Ekipi i RTV Dukagjinit kanë siguruar dokumentin ku shihet dorëheqja e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës.

“Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes.

Ndryshe, të shtunën e 5 nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme