“Pjetër Bogdani” ruan trashëgiminë kulturore të Kosovës

Prishtinë | 25 Nën 2016 | 14:13 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” e cila po shënon “Ditët e Bibliotekës” të njëjtën kohë po feston edhe 72-vjetorin e themelimit të saj.

Përvjetori i themelimit të Bibliotekës “Pjetër Bogdani” mblodhi intelektualë e njerëz të artit dhe kulturës kosovare.

Aty u vlerësua se kjo bibliotekë ruan trashëgiminë kulturore të Kosovës, e materiale të vlefshme.

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare tha se nuk ka vend tjetër më të sigurt se ku mund të gjesh material për leximin dhe kulturën shqiptare.

“Pasuria kombëtare na bënë krenarë për zhvillimin kulturor dhe ende flasim për përpjekje për të rimëkëmb këtë kulturë. 72 vite me Bibliotekën Kombëtare. Kjo bibliotekë sipas legjislacionit ruan trashëgimin kulturore të Kosovës. Materiale të vlefshme edhe të rralla të cilat nuk mund të gjenden në biblioteka të tjera”, tha Gajraku.

Në këto ditë biblioteke, “Pjetër Bogdani” festoi edhe 100-vjetorin e shkrimtarit dhe atdhetarit të letërsisë shqipe, Esad Mekuli.

Për të kujtuar Mekulin kishte ardhur e bija e tij, Drita Mekuli. Ajo kujtoi bindjet dhe mënyrën se si donte Esad Mekuli të shihte Kosovën.

“Babai im gjithmonë kërkoi që të gjendet një mënyrë për progres në sistemin e arsimit. Bindja e tij ishte  arsimi, edukimi dhe kultura e një populli kanë qenë ajo që e forcojnë dhe e mbrojnë një popull”, tha e bija Mekulit duke rikujtuar edhe njëherë mesazhin e të atit për paqe në Ballkan.

Autori i shumë librave shqip, Agim Vinca, duke recituar poezinë “Popullit tim” të shkrimtarit Mekuli, tha që kontributi i Esadit për Kosovën ishte i pazëvendësueshëm.

“Esad Mekuli ishte nismëtar i fatit të Kosovës. Ai ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për kulturën shqiptare. Edhe pse ka vdekur, veprat e tij vazhdojnë të jenë prezentë edhe në këtë kohë”, tha Vinca.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe veprimtari i shquar, Adem Demaçi.

Aty u ndanë edhe çmimet për punëtoren më të mirë të vitit, të cilën e morri Shqipe Asallni, kurse Drita Dema dhe Anishahe Krasniqi, u shpërblyen me dhurata modeste pasi këto tashmë janë punëtore të pensionuara.

Të ngjashme