PK vazhdon implementimin e planit operativ për kontrollin e transportit rrugor në vend

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, Policia e Kosovës me njësitë e saj ka filluar së implementuari Planin Operativ për kontrollin e transportit publik të udhëtarëve, ndër-urban, ndër-kombëtarë dhe transportit të parregullt/ndaluar.

Në komunikatën e dërguar njoftohet se qëllimi i këtij plani është ndërmarrja e masave  preventive dhe ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të cilit nuk posedojnë dokumentat e nevojshme gjatë operimit në transportin rrugor vendor dhe ndërkombëtarë të udhëtarëve, siç parashihet me ligjin për transportin rrugor.

Gjatë ditës së parë, datë 19.02.2019, janë shqiptuar 33 fletëparaqitje për kundërvajtje, është lëshuar 1 procesverbal dhe janë konfiskuar 2 mjete motorike (1 kombi dhe 1 veturë).

Policia e Kosovës njofton se mbetet e përkushtuar në menaxhimin e trafikut dhe zbatimin e ligjit për transportin rrugor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme