Plagët nga lufta, Hysni Gucati operohet për të 30-ën herë

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është operuar sërish në këmbën në të cilën ishte plagosur gjatë luftës në Kosovë.

Vëllai i tij, Fehmiu, i ka uruar shërim të shpejtë duke thënë që ky ishte operimi i 30-të i Gucatit në këtë plagë.

“Pjesa e trupit tënd ku ti sot u operove për të 30-tën herë është plagë e lirisë që ne sot e gëzojmë”, ka shkruar Gucati për vëllanë e tij.

“Shërim të shpejtë, vëlla!”, ka shkruar ai.

Në tetor të këtij viti, Dhomat e Specializuara në Hagë njoftuan se kanë modifikuar dënimin ndaj ish-kreut të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, duke i mundësuar atij lirimin nga burgu, nën disa kushte.

Sipas njoftimit, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, konstatoi se Gucati kishte reflektuar për veprimet e tij gjatë qëndrimit në objektin e paraburgimit në Hagë dhe “sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës”.

Të ngjashme