Rreth mesditës së ditës së sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të një çifti të rinjsh.
Nga të shtënat me armë kanë mbetur Doni Lisi si dhe vajza më të cilën ishte nën shoqëria, Elona Çurku.
Po ashtu, nga se bëhet e ditur nga të dhënat e parë si pasojë e të shtënave me armë edhe një kalimtar ka mbetur i plagosur, i identifikuar Enrik Prenushi.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshimet e para janë se shënjestra mund të ketë qenë Lisi, ku nuk dihet akoma gjendja e tij shëndetësore.
Ndërsa, kalimtari Enrik Prenushi dhe vajza, mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytet, ku ka pasur shumë lëvizje.
Policia me të mbërritur në vendin e ngjarjes, raportohet se ka bërë të mundur identifikimin e autorit të atentatit, ku jo zyrtarisht mësohet se është një 32-vjeçar me iniciale T.L si dhe ka sekuestruar armën e zjarrit.
Po ashtu, policia ka gjetur një makinë të braktisur në fshatin Zogaj, ku dyshohet se është e atentatorit. Ndërsa, pritet komunikata e policisë për të hedhur më shumë dritë mbi këtë atentat.