Plagoset një 15-vjeçar në kryeqytet

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 16:08 | Nga

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Viktimë e plagosjes është një 15-vjeçar derisa i dyshuari është një bashkëmoshatar i tij i cili është identifikuar nga policia, por që ende është në arrati.

Viktima është dërguar në Emergjencë ndërsa sipas mjekëve kujdestar gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Indeksonline ka siguruar video të incidentit të armatosur ku shihet madje edhe viktima i plagosur duke u futur në autoambulancë.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e këtij rasti. Në vendin e ngjarjes janë kontrolluar edhe disa nxënës nga policia por që tek të njëjtit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme