Plagoset një person në Pejë

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur lehtë dhe një tjetër është arrestuar pas një përleshjeje fizike dhe të shtënave me armë zjarri në fshatin Kosuriq të Pejës.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rasti është raportuar më 21 korrik 2026 në Stacionin Policor në Pejë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën, i cili ka deklaruar se pas një përleshjeje fizike me një person, ky i fundit, së bashku me një të dyshuar tjetër, ka shtënë me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, një kalimtar rasti ka pësuar një gërvishtje dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarve. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një gëzhojë dhe një karikator.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme