Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, I.I. 33-vjeçar. Atij i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.
Forcat policore kanë dalë shpejt në vendin e ngjarjes, afër vendit të njohur si “Tre Sheshirat”.
Policia ka thënë se ka nisur hetimin për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.