Plagosje afër “Tre Sheshirave” në Prishtinë, arrestohet një 33-vjeçar

Prishtinë | 12 Shk 2022 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të shtunën në mbrëmje në rrugën “George Bush” në qendër të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, I.I. 33-vjeçar. Atij i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

Forcat policore kanë dalë shpejt në vendin e ngjarjes, afër vendit të njohur si “Tre Sheshirat”.

Policia ka thënë se ka nisur hetimin për të sqaruar rrethanat që lidhen me rastin.

Të ngjashme