Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Në rrugën “Ahmet Hyseni” në qytetin e Vushtrrisë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.


Një person ka plagosur me armë zjarri një tjetër, ku ky i fundit është dërguar me emergjencë në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, po ashtu i janë konfiskuar arma automatike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, është jashtë rrezikut për jetë. Është konfiskuar arma automatike me dy fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Të ngjashme