Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Planin e Veprimit të Qeverisë për adresimin e rekomandimeve nga Raporti i Auditimit për vitin 2016.
Ky plan nga Zyra Kombëtare e Auditorit, por edhe nga anëtarët e komisionit u cilësua i mangët, raporton Ekonomia Online.
Ilir Salihu nga Zyra Kombëtare të Auditorit tha se Qeveri duhet të caktojë një titullar të këtij raporti.
“Kemi përsëritje të rekomandimeve prej viteve në vit. Këtij raporti i mungojnë disa detaje të rëndësishme në disa raste i mungojnë afatet për aktivitet për rekomandimet e dhëna”.
“Do të ishte mirë që kur raportohet edhe për rekomandimet që janë zbatuar të jepet një përshkrim se sa janë zbatuar. Do të ishte mirë që Qeveria të ketë një titullar të këtij dokumenti”.
“Mirëpo raportimi nuk dihet ku shkon dhe çfarë ndodh nëse ka ndeshje do të ishte që qeveria të caktojë një titullar të këtyre raporteve të krijohet një mekanizëm i progresit”.
Kryetari i komisionit Dardan Selmanaj, ka kërkuar që në komision të raportojë ministri i Financave, Bedri Hamza.
“Ne mundemi me qenëse po e vërejmë si plan veprimi jo komplet mundemi me ftuar u ministrin e Financave edhe me kërkuar pak sqarim lidhur me këtë plan, por edhe me plotësimin e këtij plani dhe për të ndërtuar një agjendë mbi çfarë baza mundemi me i thirr me raportuar”.
Shqipe Pantina, anëtare e komisionit tha se për këtë çështje duhet të ftohen në raportim institucionet përgjegjëse.
“Dikujt i drejtohen këto komente. Natyrisht se titullari është kryeministri, por në anën tjetër të paktën ne si komision ishte dashtë me pas dikë që e di. Duhet dikë me ftuar edhe me na tregu se qysh duan me evituar”.
Avdullah Hoti, nga LDK propozoi që ky plan të shqyrtohet e pastaj të dakordohen që çdo tre muaj të ftojnë ministrin e Financave që të raportojë për punën që është bërë.
“Si plan është vetëm për i formim tonë është veç për diskutim unë sugjeroj që ta marrim në shqyrtim ta marrim këtë plan dhe të dakordokhemi që çdo tre muaj ministri të raportojë”.
Në rend dite ishte shqyrtimi i raportit të auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile në gjykatat themelore. Mirëpo ftesës për raportim nuk i është përgjigjur Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).
Kryetari i komisionit, Driton Selmanaj tha se ndonëse kanë dërguar ftesën me kohë KGjK nuk është lajmëruar. Ai propozoi që KGjK të ftohet edhe njëherë.
“Nuk na jam lajmëruar nuk na janë përgjigjur fare dhe në mungesë të tyre nuk jam që të trajtojmë këtë problematikë. Mendimi im është që në të ftojmë edhe njëherë këshillin gjyqësor”.
Mos ardhjen në komision të KGjK-së,Shqipe Pantina e konsideroi si papërgjegjësi dhe joseriozitet.
“Propozimi im është që edhe njëherë me i ftuar, por në raste kur nuk vijën institucioni raportin që ne e shqyrtojmë me përcjell në seancën. Për mua është mungesë e përgjegjësisë. Kjo nuk tregon vetën jo seriozisht mirëpo po propozoj që sidomos kur nuk na vijnë fare me diskutuar jo vetëm raportin por edhe me iu diskutuar”.