Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe me mbështetjen e OSBE, është organizuar takimi dy ditor i Kolegjiumit për Transparencë.
Në këtë takim përfaqësuesit e komunave në këtë Kolegjium kanë hartuar dhe miratuar Planin Vjetor të Punës. Ky plan parasheh disa masa dhe aktivitete, edhe përmes lobimit, për të rritur dhe fuqizuar transparencën në Komunat e Kosovës si njëra ndër hallkat e qeverisjes së mirë.
Poashtu Kolegjiumi për Transparencë ka debatuar edhe për obligimet ligjore që kanë komunat, duke inkorporuar gjithë sektorët komunal, në avancimin e respektimit të plotë të akteve ligjore që ndërlidhen me transparencën ndaj publikut.
Kolegjiumi për Transparencë në bashkëpunim me përfaqësuesin e DEMOS-it kanë debatuar dhe përcaktuar kriteret e kornizën për nxjerrjen e një dokumenti në formë analize lidhur me parimet bazë dhe rekomandimet për Transparencën në Komunat e Kosovës.