FIFA planifikon të mbajë një mbledhje të veçantë muajin e ardhshëm, në të cilën do të jepet aprovimi për dy turne luksozë.
FIFA ka thënë se ka pasur konsultime premtuese në javët e fundit me konfederatat rajonale të futbollit, federatat nacionale të futbollit dhe me klube lidere për krijimin e një botërori të ri të klubeve dhe themelimin e një lige të kombeve, siç e ka krijuar së fundi UEFA, shkruan Koha Ditore.
Turneu parashikohej se do të mblidhte 25 miliardë dollarë në të hyra.
Takimi i jashtëzakonshëm ku mund të merren vendime për këto gara pritet të mbahet në Zurich rreth mesit të muajit maj.