Kryeministrja Theresa May i ka kërkuar Bashkimit Europian një tjetër shtyrje të procesit të ndërlikuar të Brexit – dhe kjo nuk ka shkuar mirë.
May tha se ajo dëshironte të zgjasë afatin përfundimtar të Brexit deri më 30 qershor – një datë e refuzuar nga BE kur Britania e Madhe kërkoi shtyrjen e fundit- të cilën e kërkoi për t’i dhënë më shumë kohë që të thyhet bllokimin politik në Londër.
Por ambasadorët e BE-së, që u takuan në Bruksel përpara një takimi të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së javën e ardhshme, vënë në pikëpyetje arsyetimin pas shtyrjes së shkurtër, shkruan CNN.
Ekziston frika gjithashtu se nëse ky afat u jepet britanezëve, mund të ketë pasiguri në zgjedhjet e Parlamentit Europian që do të mbahet në maj.
Franca, e cila ka marrë një vijë më të fortë mbi kërkesat e Britanisë, hodhi poshtë idenë e ofrimit të një zgjatjeje dy javore, me qëllim që të përgatisë tregjet financiare për Britaninë duke e lënë BE-në pa një marrëveshje të negociuar.