Plani Kombëtar i Shkencës në diskutim, Kurti thotë se këtë vit janë ndarë mbi 1 milion €

Prishtinë | 25 Pri 2023 | 15:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se prioritet i tij mbetet fuqizimi i shkencës, ndërsa premtoi edhe më shumë buxhet në vitet e ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028, shefi i ekzekutivit tha se ky program gjeneron vende të reja të punës.

Në buxhetin e këtij viti, Kurti tha se ka ndarë më shumë se 1 milion euro.

“Këshilli Kombëtar i Shkencës dhe Ministria e Arsimit janë në proces që synon ta modernizojë arsimin në vend. Zhvillimi i shkencës është i domosdoshëm për avancimin ekonomik e shoqëror të Kosovës”.

“Kërkimet shkencore ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik. Ky program synon gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në buxhetin e sivjet 1.25 milion euro”, tha Kurti.

E ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt miratimit të Planit Kombëtar të Shkencës 2023-2028, raporton EO.

“Sot jemi bashkë me përfaqësues të Qeverisë e të organizatave të ndryshme që t’i hapim rrugë miratimit të draftit të Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028. Qeveria Kurti vazhdon që të mbështes ashtu siç ka premtuar dhe e ka paraparë në programi qeverisës zhvillimin e përparimin shkencor të vendit me të gjitha mënyrat e mundshme. Shkenca luan një rol thelbësor dhe ka një sërë funksionesh në të mirë të shoqërisë përfshirë në krijimin e dijeve të reja, përmirësimin e arsimit dhe përgjithësisht ngritjen e cilësisë se jetës së një vendi në tërësi. Prek çdo aspekt të ekzistencës sonë”, tha ajo.

Të ngjashme