Mediat sportive spanjolle kanë publikuar sot se Gerard Pique dhe Leo Messi nuk flasin me njëri-tjetrin.
Sipas “El Chiringuito”, dy nga lojtarët kryesorë të Barcelonës janë zënë pas rezultateve të këqija të katalanasve në ndeshjet e fundit.
Mendohet se mbrojtësit nuk i pëlqen aspak fakti që argjentinasi, që tanimë është kapiten i skuadrës, nuk flas pothuajse kurrë me mediat pas një ndeshjeje të dobët të Barçës.
“Pique i ka thënë Messit që të përballet me mediat kur nuk shkojnë mirë punët. Sipas mbrojtësit spanjoll, Messi flet vetëm kur shkon në Argjentinë. Ndërsa Messi ia ktheu duke i thënë që rezultatet e këqija vijnë nga gabimet në mbrojtje”, thotë një burim për “El Chiringuito”.
Marrëdhënia Messi-Pique duket se është prishur përfundimisht.