Që nga viti 2002 e deri më tani janë raportuar 70 raste të diskriminimit nga komunitetet joshumicë, romë, ashkali dhe egjiptianë, ku 35 prej tyre të trajtuar me sukses, raporton Ekonomia Online.
Këto të dhëna u bënë të ditura ku edhe u prezantua raporti për mbrojtjen nga diskriminimi për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian (2022–2025).
Habit Hajredini drejtor i Zyrës së Qeverisjes së mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit i cili edhe prezantoi raportin tha se ligji në fillim ka qenë mjaft i vështirë dhe sfidues, e për ta hartuar janë marrë shumë nisma nga Procesi i Berlinit.
“Ky është raporti i katërt në kuadër të Zyrës për Qeverisje të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit. Sa I përket zbatimit të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, natyrisht bazuar në rastet e platformës kombëtare për mbrojtjen nga diskriminimi që janë paraqitë dhe duhet me theksu që prej momentit të lansimit të platformës deri tani sa janë bërë tre vjet e gjysmë, do të thotë mbi 42 muaj në tërësi. është po themi dinamikë e punës tonë të përbashkët që kemi bërë, secili nga ju e vlerësoj për punën që kemi bërë së bashku kemi rrugëtu, e di që së bashku. E di që në fillim kur kemi marrë këtë ligj nuk ka qenë shumë e lehtë, ka qenë shumë sfiduese dhe për ata që janë për herë të parë, e di që ka njohuri se si ka rrjedhur ky proces, ju e dini që Procesi i Berlinit është një nga si themi obligimet tona shtetërore ku kanë dalë nismat, një nga ato ka qenë që vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën të krijojnë grupe të veçanta për mbrojtjen nga diskriminimi ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë. Si Qeveri ne kemi marrë një vendim të tillë, kemi kriju një grup prej profesionistëve, që është shumë divers domethënë ky grup nga ministritë dhe shoqëria civile. Në kuadër të saj ka lind ideja që të krijojmë një platformë, ku jipet mundësia dhe qasja e qytetarëve rom ashkali dhe egjiptianë të raportojnë. Në 2022-tën kemi lansuar këtë platformë dhe që nga 2022 deri tani ku po bisedojmë kemi 70 raste që janë raportuar, 35 raste kanë rezultu me sukses, tjera janë në proces sepse lypin edhe kosto kohore për të ardhur te progresi I zgjidhjes së rasteve”, tha Hajredini.
Fjolla Hoxha nga Organizata Joqeveritare për mbrojtjen e fëmijëve Terre des Hommes tha se kjo platformë të mos mbetet vetëm formalisht por të gjejë zbatim në identifikimin e rasteve të diskriminimit.
“Nëse e shohim këtë raport ne kemi me parë në fund të rekomandimeve tek gjetjet, se disa prej rekomandimeve përsëriten që në njëfarë mënyre është edhe një tregues për të gjithë anëtarët që ende ka nevojë për punë, pavarësisht sukseseve dhe angazhimit të madh që është bërë si nga Zyra për Qeverisje të mirë, gjithashtu edhe nga ana e ekspertëve të cilët janë mbështetur nga ana e projektit. Është shumë me rëndësi për ne që platforma të mos mbetet një mekanizëm formal, por të jetë një mjet real i afërt për qytetarët që ata të ndjejnë se rastet e tyre trajtohen dhe zgjidhen, nëse e shohim raportin është më rëndësi të theksojmë se raporti tregon që kjo platformë ka potencial, janë të ndërtuar mekanizmat e nevojshëm, është bërë ndërlidhja në mes të platformës dhe grupit teknik që tregon se të gjitha burime janë të nevojshmë, megjithatë kërkohet për më shumë angazhim në aspektin e rritjes së numrit të rasteve që raportohen”, tha Hoxha.
Eksperti ligjor, Florent Muçaj në vitin 2025 ka pasur më shumë raste të raportuara se sa vitin e kaluar.
“Numri i rasteve të raportuara në 2025 është 17, për dallim prej vitit 2024 që është 13. Një diçka pozitive që e kisha theksu është poashtu se numri I rasteve anonime të raportuara për këtë vit është vetëm 1, kjo tregon një të arritur të mirë, dhe tregon produktet ose rezultatet që i ka arritë promovimi, kontaktet e shoqërisë civile dhe institucioneve drejtpërdrejtë me komunitetet për t’i treguar se këto raste nuk bën të raportohet në mënyrë anonime”, tha Muçaj.