Policia Kufitare e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar në zonën e Livadhit të Golajve në Ponashec, pasi dyshohet se po tentonin të kalonin ilegalisht kafshë nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 maj 2026, rreth orës 14:15, kur njësiti policor ka hasur dy meshkuj shtetas të Shqipërisë duke kaluar në këmbë pesë krerë kafshë – viça – përtej kufirit.
Kafshët janë konfiskuar nga autoritetet, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim.
“Livadhi i Golajve, Ponashec 23.05.2026-14:15. Njësiti Policisë kufitare ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj Shqiptar shtetas të Shqipërisë të cilët po i kalonin në këmbë pesë krerë kafshë(viça) nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Kafshët janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.