Plisat me peticion kërkojnë vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i tifozëve Plisat, ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar Adem Jashari në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kushtrim Ramadani, përfaqësues i Plisave, tha se peticionin me nënshkrime do ta dëgjojnë në Kuvendin Komunal.

Ai ka sqaruar se kanë tri opsione se ku mund të vendoset shtatorja, duke shtuar se presin që të ketë numër të madh të nënshkrimeve.  

“Ne kemi shprehur gatishmërinë për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në Prishtinë që i mungon tash e 22 vjet. Ne si Plisa i kemi tri opsione ku i kemi menduar”.

“Adem Jashari vazhdon me qenë komandat i pavdekshëm dhe e meriton një shesh të tërë. Përballë Neë Born dhe sheshi i ri përballë katedrales. Gjithmonë jena me atë mendjen me qenë sheshi Adme Jashari. Peticioni do ta dërgojnë në Kuvend Komunal dhe kemi marrë leje. Ne po presim se do të ketë kogja shumë nënshkrime”.

Albion Rexhepi, tha se shtatorja është dashur të vendoset në Prishtinë menjëherë pas luftës, raporton EO.

“Është shumë e rëndësishme ajo shtatore para Kuvendit dhe Prishtina nuk e ka një shtatore në shesh edhe pse quhet Adem Jashari. Shumë më herët është dashur të ketë menjëherë mbas luftës”.

Të ngjashme