Po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë, vetura përplas tre fëmijë në Lushnje

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një makine ka përplasur tre nxënëse shkolle, teksa kane qenë duke ecur pranë shkollës së mesme në Lushnje. 

Aksidenti ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Allkaj te Lushnjes, ne rrethana që ende presin te sqarohen nga policia.

Mësohet se vajzat janë përplasur, por për fat janë jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme