Çështja Djokovic po vazhdon që të jetë kryefjala e shumë mediave sportive europiane.
Tenisti serb nuk dëshiron që të vaksinohet, por nga ana tjetër nuk po lejohet në turneun e Australisë. Autoritetet australiane refuzuan që serbi të hynte në vendin e tyre pasi duhet me patjetër që të vaksinohet si të gjithë të tjerët, për të mos pasur një kryengritje të njerëzve të thjeshtë që të kërkojnë të njëjtat privilegje.
Avokatët e Djokovic kanë gjetur një mënyrë për t’u mbrojtur, por që është një autogol i madh. Sipas tyre tenisti serb ka rezultuar pozitiv në 16 dhjetor dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme që ta bëj tani vaksinën, pasi e ka kaluar COVID.
Por ku qëndron problemi? Në datën 17 dhjetor, pasi kishte marrë përgjigjen e testit, Djokovic ishte i pranishëm në një turne të madh për fëmijët që u zhvillua në Serbi atje ku po shpërndante trofe. Tenisti i njohur serb ishte pa maskë, nuk iu përmbajt asnjë mase epidemiologjike dhe u dha dorën shumë prej fëmijëve.
Në kushte të tilla, Djokovic duhet të sqarojë situatën. Në rastin më të mirë ka gënjyer vetëm që të jetë pjesë e turneut dhe në rastin më të keq ka rrezikuar jetën e fëmijëve me vetëdije të plotë. Një gjë është e sigurt, tenisti po humb shumë pikë dhe imazh.