‘Po të isha shef në PDK…’ Gashi: Le të thonë po e presim lirimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve

Prishtinë | 20 Gus 2026 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi në një deklaratë televizive ka ngritur pikëpytje mbi thirrjen e Partisë Demokratike të Kosovës për konstituuimin e Kuvendit, pasiqë ata e konsiderojnë jokushtetuese

“Si është e mundur që në të njëjtën kohë e konsiderojnë jokushtetuese moskonstituimin e Parlamentit të Kosovës brenda 30 ditëve pas certifikimit të zgjedhjeve dhe ditë e natë shkojnë në Parlamentin e Kosovës duke kërku që të konstituohet diçka që ata vetë po thonë jokushtetuese?”, tha Gashi.

Gashi deklaroi se PDK duhet të thotë se po e pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së dhe se po të ishte ai shef i këtij Grupi Parlamentar, kështu do vepronte.

“Unë po të isha në PDK shef, kisha deklaru atë që të gjithë po e dinë, të gjithë po e ndiejnë faktikisht që në prizmin tim ajo po pritet. Duhet me deklaru që ne po duam me shku në zgjedhje të parakohshme për shkak pamundësisë së zgjedhjes së Presidentit apo për çfarëdo lloj arsye tjetër dhe po e presim 16 shtatorin. Nuk është asgjë keq me thënë direkt, po presim lirimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve sepse është dita e aktgjykimit kur Gjykata Speciale vjen me vendim”, u shpreh Gashi në RTV Dukagjini.

Të ngjashme