Po vazhdon numërimi i votave të diasporës, me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Është duke vazhduar numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 17 tetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se planifikojnë që numërimin e këtyre votave ta bëjnë këtë javë ashtu që të shpallet rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve.

Elezi tha se KQZ ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime por vetëm pas procesit të verifikimit do të dihet saktë se sa është numri i tyre.

Ai tha se KQZ-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 i janë dashur 17 ditë deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë derisa në vitin 2017 vetëm 12 ditë.

KQZ ka njoftuar se janë duke regjistruar në sistem të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale.

Të ngjashme